English

Jahjaga pret anëtarët e komisionit: Të krijohet ligj i qëndrueshëm zgjedhor

Prishtinë, 9 qershor 2011, NOA- Një takim me anëtarët e komisionit për ndryshime në ligjin zgjedhor është zhvilluar ditën e sotme mes tyre dhe Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Pjesë e këtij takimi ishin Haki Demolli i LDK-së, Halit Krasniqi i PDK-së dhe Blerim Shala i AAK-së që të tre anëtarë të Komisionit për ndryshime në ligjin zgjedhor.

Në bisedën mes tyre, ata e informuan Presidenten Jahjaga për punën e deritashme të Komisionit për ndryshimin në ligjin zgjedhor, me synimin të krijohen një ligj i qëndrueshëm zgjedhor, që do ta rregullojë këtë fushë për një kohë më të gjatë.

Nga ana e saj, Jahjaga u ofroi anëtarëve të Komisionit përkrahjen e plotë në punën e tyre dhe tha se do ta ketë një përfaqësues në komision, i cili do ta mbajë të informuar me punën e Komisionit.

a.y/NOA

KOMENTE