English

Milani gati për të marrë Aquilanin nga Juventus

Milano, 9 Qershor NOA - Mund të ndërthuret në rrugët e skuadrës së Milanit dhe bëhet fjalë për Alberto Aquilanin.

Juventusi nuk po kërkon të bëjë blerjen e tij definitive duke paguar shumën prej 16 milionë eurosh në drejtim të Liverpulit dhe tashmë duket e pamundur që diçka të realizohet dhe pse skuadra angleze ka bërë të ditur se do të ulë çmimin e lojtarit.

Në rast se bardhë e zinjtë mbyllin marrëveshjen dhe me Inler të Udinezes atëherë rruga për kalimin e Aquilanit tek Milan do të ishte akoma dhe më e lehtë, kjo mbi të gjitha duke parë vullnetin e lojtarit për të ulur dhe pagën e tij në rast transferimi.

r.b/NOA

KOMENTE