Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: BERZH do të vazhdojë të mbetet aktive me projektet në Shqipëri
English

Haxhinasto: BERZH do të vazhdojë të mbetet aktive me projektet në Shqipëri

Trieste, 10 qershor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i vendit tonë Edmond Haxhinasto mori pjesë në takimin e ditës së sotme të Iniciativës së Europës Qendrore në Trieste.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Haxhinasto theksoi se, Kosova, si vend i rajonit, duhet të përfshihet në organizatat rajonale.

Më tej ai shtoi se ndërsa flitet për integrimin rajonal të Kosovës, duhet të flitet në të njëjtën kohë edhe për integrimin e gjithë komuniteteve që jetojnë atje qoftë ata shqiptarë, serbë apo të komuniteteve të tjera.

Në vijim Ministri i Jashtëm theksoi se kjo iniciativë, si një ndër bashkëpunimet e para rajonale në Europë, është një rrugë e sigurt për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin midis vendeve anëtare.

Haxhinasto theksoi se kjo Iniciativë rajonale duhet të adoptojë vizionin dhe nevojën e bashkëpunimit për një të ardhme, që ta ndajnë të gjithë së bashku në përballimin e sfidave në fusha të tilla si energjetika, infrastruktura, lufta kundër trafiqeve, terrorizmi, etj.

Në këtë takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, përfaqësues të Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe të disa nismave të tjera rajonale.

Ndërkaq gjatë punimeve të ministerialit, Haxhinasto zhvilloi një takim me zv.Presidentin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim Jan Fischer, i cili vlerësoi rezultatet e arritura deri tani nëpërmjet projekteve të Bankës në Shqipëri dhe e siguroi ministrin shqiptar se BERZH do të vazhdojë të mbetet aktiv në Shqipëri me projekte në fusha të tilla si, energjia, infrastruktura dhe transporti.

Në vijim të takimit të dy bashkëbiseduesit theksuan se tashmë është koha që të gjitha vendet europiane të jenë pjesë e projekteve të Bankës.

Sakaq u veçua fakti se Kosova duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota në BERZh.

a.y/NOA

KOMENTE