English

Juventus siguron shërbimet e Lichtsteiner

Torino, 10 Qershor NOA – Dhjetë milionë euro për Stephan Lichtsteiner.

Lazio dhe Juventus kanë arritur akordin mbi shifrën që është vlerësuar mbrojtësi i krahut zviceran.

Për të zyrtarizuar këtë marrëveshje mungon vetëm firma e lojtarit, ku duhet thënë se në marrëveshje përfshihet dhe largimi i një lojtari nga bardhë e zinjtë, ku mund të jenë Motta ose Giandonato.

Pasi u sistemua dhe krahu i djathtë i mbrojtjes, tashmë Juventus është gjithmonë e më shumë e drejtuar në blerjen e një sulmuesi: Vucinic është pista më e mundshme.

r.b/NOA

KOMENTE