English

Lëkura e mollëve forcon muskujt

SHBA, 10 Qershor NOA - Konsumi i mollëve së bashku me lëkurë ndikon shumë mirë në shëndetin tonë. Këtë lajm e pohojnë studiues të Universitetit të Iowa, sipas të cilëve është një molekulë në veçanti, në lëkurën e mollës, e cila është në gjendje të ngadalësojë rënien e muskujve që ndryshojnë me kalimin e viteve. Merita faktikisht i shkon të ashtuquajturit acid ursolik, që pikërisht, gjendet në pjesën më të madhe të pjesës së jashtme të mollës.

Gjatë studimit që u krye në laborator, hulumtuesit morën këtë substancë dhe treguan më shumë forcë dhe rezistencë muskulore, një reduktim të nivelit të kolesterolit dhe substancave të tjera të lidhura me metabolizmin e yndyrave në gjak.

r.b/NOA

KOMENTE