English

Pranga shitësit të drogës, i kapen 10 qese farmaceutike

Durrës, 10 qershor 2011, NOA- Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit u bë arrestimi i një 20 vjeçari pasi gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 563,35 gram lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

I ndaluari është identifikuar si Florenc Dhëmbi u ndalua në lagjen nr.13 të këtij qyteti dhe gjatë arrestimit të bërë gjatë mesnatës së djeshme sasia e drogës së sekuestruar ishte e ndarë në 110 qese farmaceutike, e bërë gati për shitje.

a.y/NOA

KOMENTE