English

Arrestohen dy të rinj, mbanin armë pa leje

Shkodër, 11 qershor 2011, NOA- Fran Koçeku i moshës 36 vjeçare është arrestuar në flagrancë gjatë mbrëmjes së djeshme, duke iu gjetur dhe sekuestruar një pistolete kalibër 9 mm dhe një krehër me 7 fishekë të cilat i mbante pa leje.

Po për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe Elidon Kurtaj nga fshati Grizhë i Malësisë së Madhe pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistolete model 54, me një krehër me 3 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Kurtaj i moshës 19 vjeçare dyshohet të jetë autori i një sërë vjedhjesh të kryera në këtë rreth.

Prokurorisë së Shkodrës iu dorëzuan gjithë materialet lidhur me rastin e dy djemve të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

a.y/NOA

KOMENTE