Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lady Gaga në paradën gay në Romë
English

Lady Gaga në paradën gay në Romë

Romë, 11 qershor 2011, NOA - Ka nisur në Romë marshimi i mijëra njerëzve që i janë bashkuar paradës Europride, në Ditën Europiane të krenarisë homoseksuale. Mes marshuesve është edhe këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga.

Parada nisi në orën 16:00 me orën lokale nga sheshi qendror Esedra dhe do të përfundojë pranë Koloseut.

Në këtë paradë pritet të marrin pjesë më shumë se 1 milionë njerëz, të cilët do të kërkojnë të drejta dhe barazi seksuale.

Ky marshim bëhet për shkak se Italia dhe Greqia mbeten dy nga vendet në Europë që nuk kanë ligjëruar ende bashkëjetesën apo martesën mes dy personave të të njëjtit seks.

Në këtë eveniment pritet që Lady Gaga të këndojë këngën “Born this way”, si dhe më pas t’i bashkohet turmës.

Sipas mediave italiane, pop-stari i njohur kishte shprehur dëshirën për të kritikuar publikisht qëndrimin e Vatikanit lidhur me barazinë seksuale, por pas presionit të organizatorëve Lady Gaga do të shprehë pakënaqësinë e saj për politikat e barazisë të ndjekura nga qeveria Berluskoni.

Vetë kryeministri italian është shprehur në mënyrë të përsëritur se është më mirë të flasësh për gra të bukura sesa të jesh homoseksual, ndërsa ka deklaruar se për sa kohë ai do të ushtrojë detyrën e kryetarit të qeverisë italiane, nuk do të ligjërohen kurrë martesa apo bashkëjetesa mes personave të të njëjtit seks.

Në paradën Europride marrin pjesë grupe të ndryshme, të veshur në mënyra të ndryshme.

mit/NOA

KOMENTE
  • Hysen ComaniCEKE19:15 - 11 Qershor 2011
    JAM NE NJE MENDJE ME KRYEMINISTRIN ITALJAN TE MOS LELALIZOHEN KURE,E UREJ HOMOSEKSUALITETIN NE MAKSIMUM.