Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Misteri i binjakeve të zhdukura, gjenden gjurmë në makinën e babait të tyre
English

Misteri i binjakeve të zhdukura, gjenden gjurmë në makinën e babait të tyre

Romë, 11 maj, NOA - Prokurori i Foggias Vincent Russo ka deklaruar se kanë ardhur rezultatet e analizave të gjurmëve gjetur në bagazhin e makinës së Matthias Schepp, babai i binjakeve të zhdukura muaj më parë.

Bëhet fjalë – ka shpjeguar prokurori- për disa dozave të vogla të pështymës së një prej binjakeve. Hetuesit zvicerane, shtoi ai, tashmë janë njoftuar dhe pritet brenda 30/40 ditëve të qartësohet nëse pështyma përmban gjurmë të helmit ose të ndonjë ilaci gjumi vdekjeprurës.

Dy binjaket zvicerane u zhdukën më 31 janar 2011 në Zvicër, Lausanne, kur i ati me origjinë kanadeze, i cili ndante kujdestari të përbashkët me ish gruan e tij i mori nga shtëpia e nënës së tyre.

43 vjeçari vrau veten më 3 shkurt duke u hedhur nën trenin Eurostar Milano-Bari, nga stacioni hekurudhor i Cerignola, provincë e Foggias dhe nuk dihet më asgjë për fatin e vajzave.

Nga Marseille ai kishte bërë një tërheqje të konsiderueshme prej 7.000 eurosh, edhe pse në trupin e tij u gjetën vetëm 100 euro. Franca, Zvicra dhe Italia, por dhe shumë vende të tjera evropiane janë përfshirë në kërkimin e dy vogëlusheve. Kryesisht policia po përpiqet të ndjekë lëvizjet e babait me shpresën se binjaket janë ende gjallë.

a.e./NOA

KOMENTE