Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftime të ashpra në Tripoli dhe Mizurata, vriten 13 kryengritës
English

Luftime të ashpra në Tripoli dhe Mizurata, vriten 13 kryengritës

Tripoli, 12 qershor 2011, NOA - 7 kryengritës antiqeveritarë kanë humbur jetën pas luftimeve të ashpra mes kryengritësve dhe forcave të Gheddafit në një zonë afër kryeqytetit Tripoli.

Sipas mediave të huaja, por edhe burimeve spitalore në qytetin Zenden, nga luftimet mbetën të plagosur edhe 49 persona të tjerë.

Forcat qeveritare të kolonel Gheddafit ndërmorën një sulm të papritur ndaj kryengritësve me raketa të tipit Grad Katioucha dhe predha Milan.

Sulmi ndodhi pak kilometra larg qytetit Zenden, zonë që kontrollohej prej shumë kohësh nga kryengritësit.

Një automjet me 4 kryengritës u hodh në erë pasi u gjuajt me predha Milan në fshatin Riana, 12 kilometra larg qytetit Zenden.

Si pasojë 4 personat e gjendur në të gjetën vdekjen.

Burime spitalore thonë se 6 kryengritës të tjerë gjetën vdekjen gjatë luftimeve me forcat e Muammar Gheddafit në Mizurata, edhe ky qytet i kontrolluar nga kryengritësit.

mit/NOA

KOMENTE