Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Surie Cruise “fashion victims” që në moshën 5-vjeçare
English

Surie Cruise “fashion victims” që në moshën 5-vjeçare

SHBA, 12 Qershor NOA - Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes është 5 vjeçe dhe ka një koleksion këpucësh me vlerë prej 150 mijë dollarësh, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruan shtypi i huaj.

Suri Cruise, që jo rastësisht zuri vendin e 21-të në një klasifikim për ikonat e modës që u realizua nga revista Glamour, duke mundur Lady Gaga dhe Sarah Jessica Parker, ka një mani të veçantë por takat.

“Sa më e madhe bëhet aq më shumë i kërkon takat e vogla”, - bëri të ditur një burim i afërt i saj.

Vogëlushja mund të konsiderohet si një viktimë e modës, pasi që tani që është vetëm 5 vjeç ajo ka një admirim për firmat e larta të kësaj bote si Christian Louboutin dhe Marc Jacobs.

E ëma e saj, 32-vjeçarja Katie u ka kërkuar stilistëve të saj të reduktojnë krijimtarinë e tyre për vajzën, në rast se përfshiheshin dhe takat.

Suri, me sa bëhet e ditur, ka një natyrë që tërhiqet shumë nga objektet e kushtueshëm dhe tepër kualitativ.

r.b/NOA

KOMENTE