English

Hakmarrje çimentos duke “çimentuar” me tritol hekurudhën (VIDEO)

Fushë Krujë, 13 Qershor 2011 NOA/ Ardian Bushi – Mbrëmjen e djeshme sërish është përdorur tritol për të shkatërruar linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Ju po shikoni dhe fotot nga vendngjarja.

Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu një kilometër larg fabrikës pranë fshatit Zallë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Pranë vendit të shpërthimit ndodhën edhe disa banesa.

Policia e Durrësit njoftoi pak ditë më parë për arrestimin e 5 personave si të akuzuar për vendosjen e tritolit kundër fabrikës së çimentos që ndodhet pranë fshatit Zallë.

Prej dy muajsh, pothuajse çdo javë ka raste të përdorimit të eksplozivit kundër fabrikës së çimentos.

Asaj i është vendosur tritol në muret rrethuese, por më së shumti janë dëmtuar shtyllat elektrike që furnizojnë fabrikën si dhe janë dëmtuar rrugët që lidhin atë me pjesën tjetër të vendit.

a.b/NOA

87

KOMENTE