English

Librat e rinj që nisin javën e penës (VIDEO)

Libri "Rreziku nga lufta bërthamore” nga Michael Collins Piper sjell shkrirjen dhe Boshtin e përbashkët atomik Izrael- SHBA- Indi si dhe qëndrimin me pigment antisionist të presidentëve, kryesisht demokratë si Kenedi, Karter, Klinton.

Po kështu libri nxjerr në pah edhe idenë për izraelitizimin e SHBA-së në politikën dhe diplomacinë e saj të jashtme kudo në botë por sidomos në ngjarjet e Lindjea së Mesme. Një tjetër libër i ri është edhe "Dialogu në Ferr", i Maurice Joly. Makiaveli dhe Monteskijeja. Dy emra që nuk duan shumë komente, pasi gjithkush që ka rrëmuar sado pak në ndonjë libër filozofik apo politik në lidhje me fushën e sundimit despotiK a të drejtimit demokratik të shtetiT dhe ruajtje së balancave të pushteteve në këtë të fundit me siguri që i kanë hasur këto dy ikona në hartimin e emblemave të tyre despotike të sundimit. Shkrimtarja Melina Tuda sjell "Një dashuri dy jetë." Ky është nje tjetër roman i shkrimtares me plot pyetje dhe ankthe që dalin në sipërfaqe për të dëshmuar qartë se është e pamundur ti shmangesh fatit. "Kujtime", është një tjetër libër që vjen në libraritë shqiptare, me autor Sergej Dmitrievic Sazanov. Libri flet për periudhën 1910-1916. Ky libër vlen sidomos për studiuesit e historisë.

Marrë nga Tv Ora

86

KOMENTE