English

Maqedoni, mbetet “në hije” skema e qeverisë së re

Shkup, 13 qershor 2011 NOA/INA- Dy partitë e koalicionit BDI dhe PDSH jozyrtarisht përgënjeshtrojnë zërat për mundësinë e përfshirjes së tyre në një koalicion qeveritar. Por nga ana tjetër, mbeten enigmë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe BDI rreth formimit të qeverisë së re. Partnerët e koalicionit qeveritar VMRO dhe BDI, kanë arritur në një marrëveshje që të mos publikojnë rrjedhën e bisedimeve dhe të njëjtat t`i zhvillojnë larg syve të publikut. Jozyrtarisht mësohet se në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të BDI-së, është kërkuar që para se të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë, Gruevskit t`i vendosen kushte sa i përket zhbllokimit të procesit integrues të vendit. Anëtarët e kryesisë së BDI-së kanë qenë të gatshëm dhe janë shprehur se nuk dëshirojnë që edhe në mandatin e ardhshëm të jenë peng të politikës së Gruesvkit. BDI-ja është e vendosur që të marrë drejtimin e Kuvendit, ndërsa si emër i cili lakohet për këtë post, është nënkryetarja e partisë Tetuta Arifi.

a.q/NOA

KOMENTE