Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Monika Beluçi: Nëse s’do isha aktore, do isha bërë hajdute
English

Monika Beluçi: Nëse s’do isha aktore, do isha bërë hajdute

Romë, 13 maj, NOA - Monika Beluçi, është ylli italian i kinemasë, i cili ka rrëmbyer dje çmimin e madh të edicionit 57 të “Taormina Film Fest”.

Pasi atë ia ka dorëzuar nga presidentja e jurisë, Patrice Leconte, ajo ka pohuar se ia dedikon këtë çmim të madh prindërve, të cilët përfaqësojnë të kaluarën e saj.

Shkathtësia është një nga cilësitë që karakterizon karrierën tuaj ... Si i zgjidhni pjesët tuaja? - Unë ndjek instinktin, pasionin për punën dhe idenë e bashkimit me botën e një regjisori. Ky zanat është terapeutik: ai të lejon që të hysh në Unin e shumë njerëzve dhe t’i bësh ata të jetojnë. Nëse unë nuk isha bërë një aktore, me siguri do të isha bërë një hajdute, nuk ka qenë një rastësi që për dhjetë vjet kam lexuar ‘Diabolik’.

Ju pëlqen të punoni me një regjisor apo aktor në veçanti?

- Lista është shumë e gjatë, por unë kurrë nuk kam thirrur ndonjë regjisrot që të më ofrojë mua një pjesë, gjithmonë kam dashur që të jem e kërkuar. Çfarë lidhje keni me kolegët tuaj? - Në përgjithësi, të mira. Unë jam e interesuar më shumë për anën e tyre njerëzore, se për talentin e tyre. Për shembull, janë të gjithë të vetëdijshëm që De Niro është një aktor i madh, por kur e takova unë e vlerësova për thjeshtësinë e tij dhe humanizmin që mbartte.

Si ju bën të ndjeheni fakti që jeni konsideruar si një nga gratë më të bukura në botë?

- Kjo më bën të qesh, është një lloj shakaje. Natyrisht, unë jam e kënaqur, e është e kotë për të fshehur këtë, ta bën jetën më të lehtë. Megjithatë, pa ndjenjën e inteligjencës, bukuria nuk është shumë e dobishme. Takoj shumë burra dhe gra të bukura, por pasi kam filluar t’i njoh, bukuria e tyre është zhdukur dhe ka mbetur diçka tjetër.

Por trupin tuaj, përshembull, e keni përdorur në shumë filma ...

- Trup i zhveshur, shtretër, këmbë, ulur mbi piano, janë thjesht mjete të shprehjes.

Fakti i të bërit nënë, a e ka ndryshuar mënyrën tuaj për zgjedhjen e roleve?

- Jo, në filma nuk më pëlqen të jem një vajzë e mirë, nuk jam nga ato nëna që zgjedhin role të butë, sepse duhet që të vendos një shembull të mirë për fëmijët e mi. Puna është një gjë, rolin i nënës është një gjë tjetër.

A keni shumë mikesha femra?

- Shumë. Meshkujve nuk u zë besë.

Gratë në këtë periudhë, sidomos në Itali, nuk janë duke gëzuar reputacion të mirë për shkak të ngatërresave politike. - Edhe në Francë është kështu, ne duhet ende të luftojmë për respekt në punë, për të bërë nënat dhe pa u konsideruar si kriminele. Problem është marrëdhënia e pushtetit midis burrave dhe grave. Krahasuar me pesëdhjetë vite më parë, në Perëndim ne kemi bërë përparime të mëdha, por ende nuk ka barazi.

Do të ktheheni për të punuar me burrin tuaj, Vincent Cassel?

- Sigurisht, unë e adhuroj atë si aktor dhe ne kemi shumë projekte së bashku. Ndërkohë, në janar ne do të kthehemi në një film në Rio De Janeiro, me historinë e dashurisë së një çifti në krizë. Mezi po e pres, se kështu që ne do të shihemi më shpesh.

A ruani ende ëndrra në sirtar?

- Unë dua të shoh sesi vajzat e mia rriten dhe jam shumë kurioze të shoh se si do të ecë puna ime, ndërsa mosha kalon. Unë mendoj se kjo do të jetë më interesante, sepse bukuria mund të jetë një fmaskë që të skllavëron. Pasi ajo të bjerë, do të hapen dyer të reja ...

Përktheu: n.e/NOA “Tiscali”

KOMENTE