Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plaka me trupin e një vajze modele (FOTO&VIDEO)
English

Plaka me trupin e një vajze modele (FOTO&VIDEO)

Ernestine Shepherd, historia dhe dieta e 74 vjeçares që ka trupin e një 20 vjeçare

SHBA, 13 qershor 2011, NOA – Ernestine Shepherd, 74 vjeçe është gruaja body builder më e moshuar në botë. Ajo ka trupin e 20 vjeçare. Por më pak se 20 vjet më parë, ishte një grua me moshë mesatare e cila urrente atë që shihte në pasqyrën e dhomës së veshjes, ndërsa po provonte një kostum banjoje. Nga ai moment vendosi të shkojë në palestër. Ndryshimi filloi ngadalë duke lënë të habitur instruktorin e saj. Muskujt nuk u paraqitën menjëherë. Ernestine tregon se në palestër fillimisht shkoi me motrën e saj në një kurs të thjeshtë aerobie. “Nuk i kisha dhënë kurrë rëndësi ngritjes së peshave, deri kur një trajner në palestrën e tij ma sugjeroi”, thotë Shepherd. Më pas ishte po ai që e çoi të marrë pjesë dhe në maratonë.

Lidhur me dietën ajo thotë se ha ushqim të shëndetshëm dhe në mënyrë të moderuar. Ha vakte të vogla, merr 1.700 kalori në ditë, kryesisht të përbërë nga e bardha e vezës së zier, pulës, perimeve dhe pi të bardhën e vezës të freskët.

Ajo nuk përdor droga farmaceutike, madje nuk merr as vitamina në farmaci. Shepherd e nisi këtë rrugë me motrën e saj Mildred Blackwell. Por kur Blackwell vdiq në vitin 1992, një vit pas trajnimit ajo premtoi se do të vazhdojë në kujtesë të saj. Ajo dëshiron që njerëzit, veçanërisht ata që janë të vjetër, të dinë se nuk është tepër vonë për të qenë në formë. Përveç punës si trajner personal, ajo çon të moshuarit në “Memorial Union United Methodist Church” në Baltimore për ushtrime gjimnastikore.

Ernestine është gruaja body builder më e vjetër në botë dhe së shpejti titulli do të njihet zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve në shtator 2012.

a.e/NOA

89

KOMENTE