Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U fshehën nga policia, kapen vjedhësit serial të lokaleve
English

U fshehën nga policia, kapen vjedhësit serial të lokaleve

Korçë, 14 qershor 2011, NOA- Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi prej disa kohësh ishin shpallur në kërkim si autor të dyshuar për një sërë vjedhjesh në seri.

Saimir Lloshi 19 vjeç, dhe Klaudjo J. 17 vjeç të dy banues në Korçë dyshohet se në bashkëpunim me Gentian Satellarin dhe Mariglen Taren gjatë muajve Prill-Qershor kanë vjedhur një sërë vjedhjesh lokalesh dhe loto-sport në qytet më 3 qershor.

Krahas këtij rasti dy të ndaluarit akuzohen edhe për disa vjedhje të tjera si ai ndaj dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit A.K në lagjen nr 15 në Korçë, nga ku kanë marrë 25 steka cigare dhe 15 kg sallam, më tej kanë vjedhur edhe lokalin “Top-Bast” në pronësi të shtetasit E.M në lagjen nr.15, duke marrë nga aty 4 televizorë plazma.

Të njëjtat objekte kanë vjedhur edhe në një tjetër lokal, ku kanë mësyr në lokalin në pronësi të shtetasit A.N në lagjen nr. 8 të Korçës, nga kanë marrë 4 televizorë plazma.

a.y/NOA

KOMENTE