Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen për korrupsion dy punonjësit e KEK
English

Arrestohen për korrupsion dy punonjësit e KEK

Pejë, 15 qershor 2011, NOA- Policia e Pejës ka arrestuar dy punonjës të Korporatës Energjetike të Kosovës pasi dyshohen për marrje ryshfeti.

Dy të ndalurit janë identifikuar si Gani A. 53 vjeç dhe Fisnik M. 44 vjeç, pasi sipas policisë gjatë punës në terren janë ndalur në një banesë ku është vërejtur se gjatë kontrollit ora e rrymës ishte e dëmtuar.

Mësohet se dy të arrestuarit i kanë thënë të zotit të shtëpisë se dënimi për këtë ishte 5 mijë euro.

Më tej sipas denoncimit të personit të dëmtuar thuhej se u bë edhe azar për ulje çmimi duke arritur në shifrën e 100 eurove.

Menjëherë pas kompromisit, ankuesi shkoi në polici ku denoncoi edhe rastin, ndërsa nga ana e policisë u arrestuan të dy punonjësit e KEK-ut, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjetën 100 eurot e dhëna nga qytetari.

a.y/NOA

KOMENTE