Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Themeluesi i Playboy nuk do martohet për të tretën herë
English

Themeluesi i "Playboy" nuk do martohet për të tretën herë

Themeluesi i revistës për të rritur, “Playboy”, Hju Hefner, ka lajmëruar se janë anuluar planet për martesën e radhës pasi e fejuara e tij ka ndryshuar mendjen.

85 vjeçari, Hefner, planfikonte të martohej me 25 vjeçaren, Kristal Harris, të shtunën në vilën e tij në Los Angjelos, ndërsa të ftuar ishin 300 veta.

Hefner kishte zgjedhur rrjetin social, Twitter, që të lajmëronte se “Harris e ka ndryshuar mendjen” dhe se martesa është anuluar, njofton radio RFE.

Hefner kishte lajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar se planifikon të martohet me Harris e cila kishte pranuar të fotografohej si modele në revistën, “Playboy”.

Kjo martesë do të ishte e treta për Hefner, i cili njihet në tërë botën si person që e përkrah lirinë seksuale dhe të drejtat civile individuale.

KOMENTE