English

Lady Gaga, më e pasura në botë pa i mbushur 30 vjeç

Nju Jork, 16 qershor 2011 NOA- Lady Gaga është artistja më e paguar në botë, në rradhët e tyre që ende nuk i kanë mbushur të 30-tat. Revista Forbes e rendit të parën këngëtaren, e cila veç veshjes egocentrike, tashmë njihet edhe për pasurinë e madhe, plot 90 milion dollarë.

I dyti në renditjen e VIP-ave nën 30 vjeç është Justin Bieber me 53 milion dollarë, ndërsa medalja e bronxtë shkon për yllin e basketbollit të Majemit LeBron James, me 48 milion dollarë, i cili lë pas tenistin Roger Federer.

a.q/NOA

KOMENTE