English

Lufta e shenjtë vazhdon...Al Zauahiri betohet si lider i ri i Al Kaedës

Kairo, 16 qershor 2011, NOA - Aiman Al Zauahiri u betua si udhëheqësi i ri i Al Kaedës dhe pasardhës i Osama Bin Laden në krye të organizatës terroriste.

Siç raportoi rrjeti televiziv Al Arabia, Al Zauahiri përmes një videoregjistrimi ka bërë thirrje për vazhdimin e luftës së shenjtë kundër perëndimit.

Lideri i ri i Al Kaedës, i lindur në Egjipt ka deklaruar se pas vrasjes së Bin Laden, Shtetet e Bashkuara po ndeshen me një valë revolte të vendeve islamike.

“Kemi për detyrë të vazhdojmë rrugën e xhihadit në mënyrë që të largojmë pushtuesit nga toka e Islamit”, thotë në mesazhin e tij kreu i ri Al Kaedës.

Ky videoregjistrim është publikuar edhe në rrjetin You Tube siç bën të ditur Qendra Amerikane e Monitorimit të faqeve islamike në internet.

“Tani ndoshta gëzoheni për martirizimin e sheikut dhe luftëtarit të shenjtë Osama, por shumë shpejt do të pendoheni”, thekson në mesazhin e tij Al Zauahiri.

“Sot Shtetet e Bashkuara nuk përballen vetëm me një person apo me një grup, por me një komb të tërë, i cili është zgjuar nga gjumi falë rilindjes së xhihadit”, shton më tej Aiman Al Zauahiri.

mit/NOA

KOMENTE