English

Nju Jork pedofili, me dhjetëra të arrestuar

Nju Jork, 16 Qershor NOA - Në mesin e personave të arrestuar është dhe një avokat, një arkitekt, një deputet dhe një pjatalarës.

Të gjithë janë arrestuar nga policia në Nju Jork me akuzën e trafikut të dhjetëra e mijëra fotove të fëmijëve të përdhunuar apo të abuzuar seksualisht.

Bëhet fjalë për një rrjet të gjerë të porno-pedofilisë, që është zbuluar në përfundim të hetimeve që kanë nisur prej shumë muajsh.

Personat në fjalë, tregon prokurori në Manhattan, shkëmbenin imazhe të këtij zhargoni, si të ishin “thjesht figura pa ndonjë rëndësi”.

r.b/NOA

KOMENTE