English

Shpërthime në Libi, sulmohet bunkeri i Gheddafit

Tripoli, 16 qershor 2011, NOA – Një seri shpërthimesh të fuqishme kanë përfshirë këtë mëngjes kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Shpërthimet kishin si epiqendër zonën e Bab el Aziziya, zona ku ndodhet bunkeri ku strehohet lideri libian Muammar Gheddafi.

Lajmin e konfirmojnë për agjencitë e huaja dëshmitarë okularë në venin e shpërthimit.

Ata i përshkruajnë shpërthimet shumëfishe si një re tymi dhe kripe që derdhej me furi nga qielli.

Kompleksi ku mendohet se strehohet kolonel Gheddafi ka qenë në shënjestër të sulmeve të përsëritura nga NATO javët e fundit.

mit/NOA

KOMENTE