English

Skandali me flamurin shqiptar, PE bën “mea culpa”

Bruksel, 16 qershor 2011 NOA- Parlamenti evropian ka reaguar pas incidentit me flamurin shqiptar gjatë takimit zyrtar të komitetit të stabilizim asocimit, dy ditë më parë.

një deklaratë zyrtare, drejtuar ambasadores së Shqipërisë në Bashkimin Europian, zyra e protokollit të Parlamentit Europian kërkon ndjesë për vendosjen e flamurit të gabuar në ambientet e sallës ku u zhvillua takimi mes deputetëve shqiptarë dhe atyre europianë.

Në deklaratë nënvizohet se në takimet e tjera nuk do të përdoret flamuri, i cili sikundër është bërë publike nga mediat, ka simbolet e periudhës së regjimit komunist, një yll të verdhë mbi shqiponjën.

a.q/NOA

KOMENTE