Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të drejtat e punonjësve, mblidhet në Gjenevë takimi i 100-të i ILO
English

Të drejtat e punonjësve, mblidhet në Gjenevë takimi i 100-të i ILO

Gjenevë, 16 qershor 2011 NOA- Drejtësia sociale dhe ndërmarrja e politikave dhe instrumentave për arritjen e saj ishin në qendër të punimeve të Konferencës së 100-të ILO, të mbajtur në Gjenevë, në datat 1-17 qershor.

Shqipëria u përfaqësua nga ministri i punës, Spiro Ksera, i cili vuri në dukje se qeveria shqiptare është e angazhuar të rrisë nivelin e zbatimit të të drejtave të punonjësve dhe, në veçanti, të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në punë.

Ministri Ksera përmendi disa prej përpjekjeve për një zhvillimin ekonomik dhe social të qendrueshëm, të balancuar dhe të orientuar në zbatimin e punës së denjë, e cila përbën dhe bazën e drejtësisë sociale.

Duke u ndalur tek politikat që po ndjek qeveria për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies, ministri i punës nënvizoi se pagat po rriten me ritme më të larta se inflacioni ku përparësi i është dhënë rritjes së pagave të ulta, “ku gjatë pesë viteve të fundit, paga mesatare për punonjësit buxhetor u rrit rreth 67%, ndërsa pagat e arsimtarëve, mjekëve e infermirëve u dyfishuan”.

“Pensionet si pjesë e rëndësishme e mbështetjes sociale dhe bazë për plotësimin e nevojave jetike të kësaj shtrese, gjatë 5 viteve të fundit janë rritur mesatarisht mbi 10 përqind çdo vit, ndërsa inflacioni ka qenë në nivelin e 3-4%”, informoi Ksera.

a.q/NOA

KOMENTE