Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trojet ku janë ndërtuar ndërmarrje, do të privatizohen nga ata që i kanë aktualisht
English

Trojet ku janë ndërtuar ndërmarrje, do të privatizohen nga ata që i kanë aktualisht

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, shitja e 50 për qind e këtyre tokave do të bëhet me bono privatizimi

Trojet shtetërore, mbi të cilat janë ngritur ndërmarrje ekonomike industriale, do të mund të privatizohen nga zotëruesit e këtyre bizneseve. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, shitja e 50 për qind e këtyre tokave do të bëhet me bono privatizimi.

Një praktikë e tillë shton përdorimin e bonove që janë në qarkullimi, duke çuar kështu edhe në rritjen e vlerës së tyre.

Përcaktohet mënyra e shitjes së trojeve shtetërore, mbi të cilat janë ndërtuar ndërmarrje ekonomiko-industriale nga privatët.

Me një udhëzim të përbashkët Ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço dhe drejtori i Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Çefa kanë përcaktuar se si do të bëhet shitja e këtyre tokave.

Kjo mënyrë do të shtojë gamën e përdorimit të bonove të privatizimit. “Me anë të një vendimi të qeverisë, i cili është zyrtarizuar tashmë në Fletoren Zyrtare, në rast privatizimi, pagesa e trojeve, pronë shtetërore, në zonat industriale, ku ushtrohet veprimtari ekonomiko-industriale, në objektet e ndërtuara mbi to, do të bëhet 50% me lekë dhe 50% me lekë privatizimi, letra me vlerë apo bono privatizimi”, - thekson udhëzimi që citohet nga ABC News.

Për objektet të cilat do t’i nënshtrohen procesit të privatizimit, komisioni i vlerësimit dhe dega e shoqërisë publike, i kërkon prefektit në territorin, e të cilit ndodhet objekti, konfirmimin e gentplanit për objektin.

Zyrat urbanistike të organeve të qeverisjes vendore i konfirmojnë degës së shoqërive publike, nëse trualli që do të shitet, shtrihet në zonën industriale të miratuar me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit.

Në rast se trualli që do të privatizohet, ndodhet në zonën industriale të konfirmuar, Drejtoria e Shitjes së Pronës në Ministrinë e Financave autorizon kryerjen e pagesës së këtyre trojeve, referuar konfirmimit të AKKP-së për çmimin e truallit.

KOMENTE