English

Dështon martesa e tretë e Hugh Hefner

Los Anxhelos, 17 Qershor NOA - 85-vjeçari Hugh Hefner, fonditori i Playboy, ka njoftuar pezullimin e martesës së tij të tretë, e cila ishte në kalendar ditën e shtunë dhe do të organizohej në Los Angeles.

Partneria e tij mban emrin e Crystal Harris dhe është 25-vjeçe.

Lajmi është njoftuar nga vetë Hefner nëpërmjet një mesazhi në twitter, në të cilin shkroi thjeshtësisht: “martesa është anuluar, Crystal ndërroi mëndje”.

Me sa bëhet e ditur ata të dy janë grindur gjatë fundjavës dhe vajza e ka lënë Playboy Mansion, në Beverly Hills, ku ishte dhe vendi në të cilin do të martohej.

r.b/NOA

KOMENTE