Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 100 rrënjë hashash, arrestohet “pronari” dhe kryeplaku i fshatit
English

Kapen 100 rrënjë hashash, arrestohet “pronari” dhe kryeplaku i fshatit

Shkodër, 17 qershor, NOA – Një aksion i policisë së Shkodrës për kapjen dhe eliminimin e lëndëve narkotike, ka vënë në pranga dy persona në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës. Forcat e policisë kanë sekuestruar 100 rrënjë bimë, të cilat dyshet se janë kanabis sativa, të cilat ishin mbjellë në oborrin e banesë së 50-vjeçarit Ndrek Prenga.

Veç arrestimit të 50-vjeçarit, në bazë të ligjit për luftën kundër mbjelljes së narkotikëve, policia ka arrestuar edhe kryeplakun e fshatit Shelqet.

Kryeplaku i fshatit, Vlash Kaçi, 61-vjeç, është arrestuar në banesën e tij dhe pritet të jap sqarime në lidhje me mos denoncimin në polici të mbjelljes së lëndës narkotike.

Ndaj “pronarit” të 100 rrënjëve kanabis sativa, kanë nisur hetimet për "Kultivim të bimëve narkotike". Ndërsa Vlash Kaçi është paditur për veprën penale të “Mos kallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës".

a.k/NOA

KOMENTE