English

Makina del nga rruga, dy të plagosur

Fier, 17 qershor 2011 NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë “Urës së Hoxharës” në qytetin e Fierit. Si pasojë, dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa makina ka dalë nga rruga, ku drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër kanë marrë dëmtime në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën. Burimet zyrtare të policisë së Fierit thanë se dy personat e aksidentuar janë Gëzim Sinani dhe Agim Liza, të cilët janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. a.q/NOA

KOMENTE