English

Një ekzorcist për Sandra Bullock

SHBA, 17 Qershor NOA - Aktorja që ka fituar dhe çmimin oskar Sandra Bullock aktualisht ndodhet në Londër për të xhiruar një film thriller fanta-shkencor që titullohet “Gravity” së bashku me George Clooney.

Sipas tabloidit The Sun, Sandra ka kërkuar ndaj produksionit për të kuptuar nëse në vendqëndrimin e saj, një kishë, ka apo jo fantazma.

Ylli i kinemasë me sa duket nuk arrin dot të bëjë gjumin e qetë pasi ndjen “prezencë të qenieve të tjera”.

Me pak fjalë një problem serioz për producentët e filmit që duhet me patjetër të zgjidhin problemin e Bullock, e cila mund të humbasë përqendrimin dhe të mos jetë në maksimumin e saj gjatë realizimit të filmit.

r.b/NOA

KOMENTE