Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Selenica 2” ndalon hajdutët me maska, nën kërcënimin e armës grabisnin automjetet
English

“Selenica 2” ndalon hajdutët me maska, nën kërcënimin e armës grabisnin automjetet

Vlorë, 17 qershor 2011, NOA- Operacioni i koduar “Selenica 2” ka bërë që policia e Vlorës të identifikojë dhe arrestojë tre hajdutë të cilët të maskuar ndalonin makinat dhe i vidhnin ato.

Bëhet fjalë për Artemis Gjyshin, 24 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë, 16 vjeçarin me iniciale B. B., lindur në Burrel dhe banues në Selenicë dhe 17 vjeçarin A. M. lindur në Cakran të Fierit dhe banues në Selenicë.

Sipas policisë sqarohet se ndalimi i tyre erdhi pasi tre të rinjtë dyshohen si autor të grabitjes së ndodhur në mesin e muajit mars në vendin e quajtur “Bregu i Llanajve” në Selenicë ku të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri në bashkëpunim me njëri tjetrin, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur duke u marrë një telefon celular të markës “Nokia”, Fatmir Ll. dhe Engjëll A., të cilët udhëtonin me automjetin trajler tip “Iveco” me targa AA 153 AB.

Më tej tre të ndaluarit kanë tentuar të vjedhin bashkëshortët Sabaudin e Rajmonda B., të cilët udhëtonin me një automjet të markës Mercedes-Benz 190 D me targa VL 6518 D, si dhe kanë tentuar të vjedhin Garito Sh. i cili udhëtonte me automjetin tip BMW me targa VL 7987 C, duke qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Ndalimi i tyre u bë falë informacioneve të marra nga blutë e qytetit, ku dhe si provë materiale nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja model 54 si dhe një predhë fisheku e kalibrit 7.62 mm gjatë e gjetur gjatë këqyrjes se automjetit tip BMW.

a.y/NOA

KOMENTE