Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, “Vetëvendosja” alarm për paligjshmërinë e buxhetit
English

Kosovë, “Vetëvendosja” alarm për paligjshmërinë e buxhetit

Prishtinë, 18 qershor 2011 NOA- Lëvizja “Vetëvendosje” jep alarmin se ekonomia kosovare po kërcënohet nga kriza. Në një deklaratë zyrtare “Vetëvendosja” ka tërhequr vërejtje se me kornizën afatmesme të shpenzimeve, që është prezantuar nga qeveria, Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike.

Shpend Ahmeti, përfaqësues i lëvizjes tha se, e vërteta është që deficiti buxhetor nuk do të financohet nga kreditë e buta të FMN-së, ashtu siç paraqitet në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe në buxhetin e Republikës së Kosovës, por i lihet lexuesit të supozojë që ky deficit do financohet nga te ardhurat e shitjes së PTK-së si dhe rezervat shtetërore. “Nëse ky është skenari, atëherë Republika e Kosovës rrezikon të përfundojë vitin me vetëm 20 milion euro bilanc bankar, aq sa është pasuria edhe e deklaruar e disa prej qeveritarëve”, ka përfunduar ai.

a.q/NOA

KOMENTE