English

Larja e duarve është e shëndetshme

Itali, 18 Qershor NOA - Nëse për disa persona larja e duarve është thjesht çështje higjiene për shumë të tjerë në radhë të parë diçka e tillë është e shëndetshme.

Sipas ekspertëve, faktikisht, larja e duarve me sapun dhe lënia e tyre në ujë për rreth 40-60 sekonda në momentet kritike të ditës, parandalon infeksione gastrointestinale, frymëmarrjes dhe të lëkurës.

Si shembull mund të përmendim se larja e duarve redukton rrezikun e formave të ndryshme të diarresë që shkaktojnë në botë vdekjen e rreth 2 milionë fëmijëve nën moshën pesë vjeçare.

Ndërsa për sa i përket reduktimit të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes ajo i redukton ato me 25%.

Një çështje kjo tepër e rëndësishme dhe për mjekët, infermierët apo operuesit shëndetësorë që ndodhen shumë shpesh në operacione dhe janë në kontakt të përditshëm me viruse, infeksione dhe materiale të fuqishme infektuese, por mbi të gjitha me pacientë të dobët që mund të marrin lehtësisht infeksionet.

r.b/NOA

KOMENTE