Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Rolanda Kajës, në kërkim i dashuri “borxhli”
English

Vrasja e Rolanda Kajës, në kërkim i dashuri “borxhli”

Durrës, 18 qershor 2011 NOA (Update)- Policia e Durrësit ka dalë në një deklaratë zyrtare për të konfirmuar shkaqet e vdekjes së Rolanda Kajës, e cila u gjet e dekompozuar rreth 10 ditë më parë në një kanal.

Pas verifikimit të provave ekspertët kanë arritur në konkluzionin se vdekja e Kajës është shkaktuar si pasojë e veprimeve me natyrë kriminale. Konkretisht, provat e grumbulluara lidhur me këtë ngjarje nxorën në pah se bëhet fjalë për një vrasje me dashje.

Në orën 17.00 të ditës së djeshme, u krye ndalimi i njërit prej autoreve të kësaj ngjarje, shtetasi Euxhen Muka, 26 vjeç, banues ne Shijak, i dënuar një herë më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e një tjetër personi të dyshuar si bashkautor në këtë ngjarje, shtetasit Lefter Keçi, 26 vjeç, banues ne Shijak.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rolanda Kaja ka qenë e lidhur që prej 1 viti me shtetasin Lefter Keçi, me te cilin kohet e fundit ka pasur konflikte te vazhdueshme për shkak të xhelozisë së saj si dhe pretendimit se shtetasi Lefter Keçi i detyrohej asaj shumen prej rreth 20.000 eurosh, të përfituara nga puna e saj.

a.q/NOA

KOMENTE