Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhype denoncon Iranin, po shtohet dhuna ndaj opozitës
English

Zhype denoncon Iranin, po shtohet dhuna ndaj opozitës

Paris, 18 qershor 2011, NOA - Ministri i Jashtëm francez, Alain Zhype kërkoi nga autoritetet iraniane lirimin e të gjithë të dënuarve politikë, ndërsa shtoi se shkelja flagrante e të drejtave të njeriut nga Teherani zyrtar do të shtojë sanksionet ndaj Iranit.

një shkrim të tij të publikuar në prestigjozen franceze “Le Monde”, Zhype vëren se dy vitet e fundit në Iran është përkeqësuar gjendja e të drejtave të njeriut.

Kjo për shkak të arrestimeve në masë, dënimin dhe keqtrajtimin e të dënuarve politikë.

Por, ajo që e rëndon më shumë situatën është shtimi i ekzekutimeve me vdekje.

Kështu që nga fillimi i vitit janë kryer më shumë se 300 ekzekutime.

“Të mos harrojmë se në Iran, ku autoritetet i mohojnë popullit të vet të drejtën për të protestuar paqësisht, krerët e opozitës Hosein Mosavi dhe Mehdi Karubi, i pari ish-kryeministër dhe i dyti ish-kryetar i parlamentit mbahen të izoluar”, thekson ndër të tjera kryediplomati francez.

“Franca nuk mund të heshtë. Bashkë me partnerët e saj ka tashmë një plan të qartë për sanksione ndaj autoriteteve iraniane. Ftojmë Teheranin që të respektojnë të drejtën e shprehjes së lirë, të lirojnë menjëherë të burgosurit politikë”, thotë në shkrimin e tij Zhype.

Zhype nënvizoi se këmbëngulja e Iranit për të shkelur të drejtat e njeriut dhe vazhduar programin e tij bërthamor do të rëndojë edhe më shumë mbi të.

mit/NOA

KOMENTE