Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdojnë protestat në Maqedoni, Presidenti: Janë kontribut për demokracinë
English

Vazhdojnë protestat në Maqedoni, Presidenti: Janë kontribut për demokracinë

Shkup, 19 qershor, NOA - Prej disa ditësh Maqedonia është në qendër të medias së huaj, për shkak të disa protestave madhështore, të organizuara nga rinia e këtij vendi.

Të rinjtë kanë dalë në protestë kundër policisë pas vrasjes së 22 vjeçarit Martin Neskovski në Shkup, më 6 qershor. Me tu përhapur lajmi në media, të rinjtë kanë përdorur rrjetet sociale për tu organizuar në protestë kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të rishihen ligjet për policinë dhe të dalin përpara drejtësisë vrasësit e të riut. Të rinjtë kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe të zëdhënësit të policisë.

Njëzet e dy vjeçari Martin Neshkovski është rrahur deri në vdekje nga një pjesëtar i forcave speciale "Tigrat" në mbrëmje mes 5 dhe 6 qershorit në qendër të Shkupit, në parkingun të kompanisë "Mepso".

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e konsideron si të sinqertë iniciativën dhe dëshirën e njerëzve të rinj, të cilët disa ditë protestojnë, duke kërkuar të ndriçohet vrasja e të riut Martin Neshkovski dhe e jep përkrahjen e tij për kërkesën që kjo të bëhet në kuadër të institucioneve në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

"Vendimin e të rinjve, të nxitur nga kjo tragjedi e madhe, që të angazhohen dhe t'i shprehin qëndrimet e tyre, e konsideroj si iniciativë dhe dëshirë të sinqertë që të kontribuohet për përmirësimin e demokracisë. Aktivistët, të cilët u angazhuan në protesta ose ishin aktivë përmes rrjeteve sociale treguan përgjegjësi dhe seriozitet”, thuhet në letrën e hapur të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si përgjigje e letrës së dërguar nga ana e një grupi të qytetarëve.

Ai apelon që interneti dhe rrjetet sociale të mos shfrytëzohen për promovimin e fjalës së urrejtjes.

“Shpresoj se ky lloj i konstruktivitetit do të kontribuojë për përparim të funksionimit të të gjitha institucioneve demokratike në Republikën e Maqedonisë", thuhet në letrën e hapur të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, ka theksuar Ivanov.

KOMENTE