English

Aguilera zhvishet për “W Magazine”

SHBA, 20 Qershor NOA - Moto e saj është “mos hiq dorë pa luftuar”.

Në këtë mënyrë është paraqitur plotësisht e zhveshur për revistën “W Magazine” dhe ka përshkuar momentet e errëta që ka kaluar periudhën e fundit të jetës së saj: nga divorci me alkoolin, tek arrestimi dhe figura jo e mirë e “Super Bowl”. Megjithatë e ardhmja shihet ndryshe nga këngëtarja e cila ka deklaruar: “Më keq se kaq... nuk ka se çfarë të më ndodhë”.

Ndihet tepër e gjykuar dhe e persekutuar nga shtypi, kjo dhe pasi po kërkon të ndryshojë tërësisht situatën, kjo duke marrë pjesë dhe në jurinë e shfaqjes muzikore “The Voice”.

Chrisitna është përpjekur të saktësojë çdo gjë dhe të tregojë të vërtetën mbi këtë periudhë që duhet thënë nuk ka për ta harruar kurrë: “E dija se pas divorcit me isha bashkëshortin tim Jordan Bratman pasojat do të ndiheshin të gjitha tek vogëlushi Max, por ishte e pashmangshme, jeta ime më kujtonte fëmijërinë dh nuk doja që im bir të rritej në tension”

r.b/NOA

KOMENTE