English

Amy Whinehouse vërshëllehet në Beograd

Beograd, 20 Qershor NOA - Amy Winehouse është vërshëllyer në Beograd, vend në të cilin ka hapur turneun e saj në Evropë.

Kundrejt një turme prej 20 mijë personash artistja angleze është paraqitur tepër e dehur për të kënduar, ku ka ngatërruar disa pjesë të teksteve të këngëve, madje në disa raste në këtë performancë të saj, zëri nuk arrinte të përputhej me melodinë e orkestrës.

Winehouse, e cila ka shumë pak që ka përfunduar një kurë disintoksikimi nga alkooli, do të jetë e impenjuar përgjatë gjithë verës me turneun e saj evropian.

r.b/NOA

KOMENTE