Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ja si do të jetë pamja e statujës së Aleksandrit të Madh
English

Ja si do të jetë pamja e statujës së Aleksandrit të Madh

Shkup, 20 qershor, NOA - Bashkohen elementet nga përmendorja "Ushtari mbi kalë", e Aleksandrit të Madh që duhet të vendoset në sheshin "Maqedonia" në Shkup.

Skulptura e lartë pothuaj 13 metra do të qëndrojë në bazament dhjetë metra të gjatë nga betoni. Për momentin po punohet në shatërvanin që është pjesë e përmendores, ndërsa këto ditë, para montimit përfundimtar të skulpturës, do të pastrohet edhe sheshi para bustit.

Përmendorja "Ushtari mbi kalë" është sjellë në sheshin Maqedonia para disa ditëve nga Firence. Pjesët e nevojshme janë përpunuar në fonderinë italiane Fernando Marieneli.

Studioja në të cilën është përpunuar përmendorja e “Lekës së Madh” është themeluar në vitin 1905 dhe në të janë përpunuar skulptura të njohura, si Muzeu i Vatikanit, portat e Katedrales të kishës “Shën Pavle” gjithashtu në Vatikan, skulpturat në pallatin Kremlin në Moskë etj. Autore e veprës është skulptorja Valentina Stevanoska.

NOA/INA

KOMENTE