Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët: Shqiptarët dhe amerikanët armiq, kroatët dhe boshnjakët tani i kemi miq
English

Serbët: Shqiptarët dhe amerikanët armiq, kroatët dhe boshnjakët tani i kemi miq

Beograd, 20 qershor, NOA/ Eglantina Nasi - Shqiptarët dhe amerikanët mbeten armiqtë më të mëdhenj, kurse kroatët dhe boshnjakët tashmë janë kthyer në miq.

Ky është mendimi i shumicës së serbëve të përfshirë në një sondazh të kryer nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd (Belgrade Center for security policy), rezultatet e të cilit janë publikuar në median serbe “Blic”.

Sipas tij, pikërisht kroatët dhe boshnjakët me të cilët serbët zhvilluan luftë të ashpër në vitet ’90, nuk shihen më si armiq e tyre.

Madje shumica e tyre pohon se ata na qenkan kthyer edhe ... në miq.

Ndërsa për shqiptarët dhe amerikanët, serbët pohojnë pa droje se mbeten armiqtë e tyre më të mëdhenj.

Nga ana tjetër, për qytetarët e Serbisë, Rusia dhe Greqia janë ende në krye të listës së vendeve që i quajnë mike, ndërsa Kina mund të quhet një mikeshë e re, e cila sapo është futur në këtë listë.

"Ajo që lidh Rusinë, Greqinë dhe Kinën është se të tre këto vendet nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Në rastin e Kinës, besoj se qytetarët tanë admirojnë kryesisht edhe politikën e saj të jashtme apo zgjerimin ekonomik duke tentuar të bëhet fuqia kryesore botërore”, pohon Sonja Stojanoviç, drejtore e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd. Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, votuesit shohin Rusinë si mikun e tyre më të madh.

Është shumë interesante se edhe përqindja e madhe e liberalëve në Serbi (22 përqind), e konsideron Rusinë si mikun më të madh të Serbisë.

"Kosova është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe kjo shihet qartë në deklarimet e tyre. Një gjë tjetër që vihet re, është edhe fakti se qytetarët serbë nuk kanë harruar se ish-Jugosllavia u shpërbë nga Bashkimi Evropian dhe prandaj duket se ata nuk i kanë shumë qejf evropianët. Ndërsa ndërhyrja amerikane në krizën jugosllave, shihet si ndikuese në shpërbërjen e vendit”, thotë historiani serb Çedomir Antiç.

Edhe një gjë është për të theksuar. Shumica e qytetarëve serbë në fakt, refuzuan të përgjigjen në pyetjen direkte se cilat vende janë miq dhe armiq. Kjo do të thotë se pothuajse çdo qytetar i Serbisë është i vetëdijshëm se kategoritë e "mikut" dhe "armikut" janë të lidhura vetëm me interesat.

n.e/NOA

KOMENTE