English

Anketa e BE-së: 89% e evropianëve kanë frikë nga ndotja e mjedisit

Bruksel, 21 qershor, NOA - Anketa e fundit re realizuar nga Komisioni Evropian, tregon se mjedisi është një shqetësim të rëndësishëm personal për më shumë se 90% e të intervistuarve në çdo shtet anëtar.

Një shumicë e madhe e evropianëve bien dakord që përdorimi i burimeve natyrore duhet të bëhet në mënyrë më efikase dhe se mbrojtja e mjedisit mund të nxisë rritjen ekonomike në Bashkimin Evropian.

Raporti tregon gjithashtu se pavarësisht krizës ekonomike, gati 9 në 10 evropianët mendojnë se BE-ja duhet të ndajë fonde për të mbështetur aktivitete për mjedisin.

Ka gjithashtu mbështetjen masive për legjislacionin në nivelin e BE-së, ku më shumë se 8 në 10 evropianë, pajtohen me idenë se në BE legjislacioni është i nevojshëm për mbrojtjen e mjedisit në vendin e tyre.

Komisioneri evropian i Mjedisit, Janez Potočnik, tha se “shumë nga këto trende tregojnë se evropianët janë më të angazhuar me mjedisin se kurrë më parë”.

Anketa tregon gjithashtu se 2 në 3 evropianë tregon që i ka ndarë të mbeturinave për riciklim në muajin e fundit, kurse më shumë se gjysma e tyre, pohon se janë duke u përpjekur për të ulur konsumin e tyre të energjisë; ndërsa 4 në 10 prej tyre, janë duke u përpjekur të përdorin mallra që nuk ndotin mjedisin dhe po zgjedhin gjithashtu forma më miqësore për mjedisin në lidhje me transportin e tyre.

Por nga ana tjetër, anketa nxjerr në pah edhe një vetëdije në rritje të presioneve mbi burimet natyrore.

Kur u pyetën për pesë problemet mjedisore, më shumë se 3 në 10 evropianë, thanë se duhet të mendojnë për shterimin e burimeve natyrore; 41% mendojnë për ndotjen e ujit; 33% mendojnë për shtimin e mbeturinave; ndërsa shqetësimi për humbjen e biodiversitetit, nga ana tjetër, mbetet i ulët - vetëm 22%.

Pavarësisht nga kriza ekonomike, 89% e evropianëve mendojnë se më shumë fonde duhet të ndahen për të mbështetur mbrojtjen e mjedisit. n.e/NOA

KOMENTE