Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një e fejuar e re për Mr. Playboy
English

Një e fejuar e re për Mr. Playboy

SHBA, 21 Qershor NOA - Hugh Hefner nuk është munduar shumë për të gjetur “lepurushen” e tij të radhës.

Me sa bëhet e ditur nga mediat amerikane, vendin e bashkëshortes që e braktisi Henferin pak ditë para dasmës, ndodhet bukuroshja e re Anna Sophia Berglung, biondja 24-vjeçare e cila është kurorëzuar Miss Janari 2011 nga revista.

Sipas sitit të botës së gossip, është pikërisht ajo që ka zënë vendin e Crystal Harris në zemrën e “Mr. Playboy”.

Që ai do të gjente menjëherë një partnere të re, diçka e tillë nuk vihej aspak në dyshim, ajo çka po kërkohej të dihej, ishte koha që do të impenjohej Hugh Hefner për tu “fejuar” sërish.

një moshë 85-vjeçare është sigurisht tepër e vështirë për të qëndruar vetëm, ku në këtë mënyrë duhet thënë se teksa Crystal feston arratinë në bordin e një pishine pikërisht ditën që do të organizohej martesa, ish-partneri i saj është në duar të sigurta.

r.b/NOA

KOMENTE