Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Schwartzenberg: Ndarja e Kosovës, ide e papranueshme
English

Schwartzenberg: Ndarja e Kosovës, ide e papranueshme

Luksemburg, 21 qershor, NOA - Ministra të BE-së kanë hedhur dje poshtë në deklarimet e tyre në Luksemburg idetë për ndarje të Kosovës. I ashpër kundër kësaj ideje, duke folur para disa gazetarëve, ka qenë sidomos ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwartzenberg, i cili i ka quajtur këto ide si “ide që kthejnë në konfliktet e fillimit të shekullit XX e jo nga përparimi në shekullin XXI”.

“Kjo është ide e papranueshme. Nëse pranohet ideja për ndarjen e Kosovës, do të flitet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Pse jo, do të flitej atëherë edhe për ndarjen e veriut të Serbisë, ku në Vojvodinë jeton një bashkësi e madhe e pakicës hungareze. Këto nuk janë ide të pranueshme“, ka thënë ministri i Jashtëm çek, Schwartzenberg.

a.k/NOA

KOMENTE