English

Spanja, vendi i pufë-ve

Spanjë, 21 Qershor NOA - Është e kotë ti kërkojmë në shtëpitë e ndërtuara prej kërpudhash, pasi ditët e sotme “pufi” jetojnë në një vend në afërsi të Malaga, në Spanjë.

Bëhet fjalë për shatin andaluzian të Juzcar në të cilin do të xhirohet dhe filmi “The Smurf 3D” (Pufi në 3D) dhe njëkohësisht dhe mbledhja botërore e personazheve blu.

Në prag të këtij eventi fshati është ngjyrosur pikërisht me ngjyrën e preferuar të pufë-ve.

Duhet theksuar se banorët e vendit e kanë marrë me sportivitetin më të madh këtë ndryshim të qytezës së tyre duke mos patur asnjë lloj problemi.

r.b/NOA

KOMENTE