English

AMC jep nesër çmimet për konkursin e fotografisë me celular “What’s Up”

E mërkurë, 22 qershor 2011, NOA- Konkursi i Fotografisë me celular “What’s Up” këtë vit prezanton edicionin e tretë. Ky është linku i konkursit http://whatsuppics.amc.al/.

Ky është konkursi i vetëm kushtuar atyre që telefonin e përdorim jo vetëm për të folur apo dërguar mesazhe por edhe për të fiksuar momente në fotografi.

Nesër, ditën e enjte, në orën 19:00 do të organizohet në ambientet e dyqanit të AMC tek rruga “Myslym Shyri” ceremonia e dhënies së çmimeve.

Edicioni i tretë i Konkursit të Fotografisë me celular “What’s Up” do të shpallë fituesit për 6 kategoritë si edhe fotografinë më të mirë të këtij edicioni, çmimin e madh.

Jeni të ftuar të ndiqni këtë aktivitet të organizuar nga AMC nesër në orën 19:00.

a.y/NOA

KOMENTE