English

Juventus, gati plani për Agueron

Torino, 22 Qershor NOA - Një ndër misionet më të rëndësishme të merkatos për skuadrën e Juventusit është e programuar ditën e enjte, ku drejtuesit e klubit bardhë e zi do të lançojnë planin e tyre për forcimin e skuadrës.

Bëhet fjalë pikërisht për objektivin numër një të ekipit: Kun Aguero.

Gjatë kësaj jave janë në pritje në Torino është agjenti i lojtarit, ku më pas në Madrid do të shkojnë menjëherë Marotta dhe Paratici për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll.

Plani është ai i uljes së ofertës nga 45 milionë të kërkuara nga Atletiko dhe të shkruara në klauzolë, në 35 milionë të tillë.

Për tu theksuar është se pjesë e kësaj marrëveshje mund të jenë dhe Tiago së bashku me Storarin, të cilët kanë pëlqimin e Atletikos së Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE