English

Michelle Obama grave afrikane: “Yes we can”

E mërkurë, 22 qershor 2011, NOA- “Po ne mundemi” kështu është shprehur zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michelle Obama, para grave të Afrikës së Jugut.

Deklarata për këto gra erdhi pas takimit të zhvilluar me Nelson Mandelën.

Nga kisha Regina Mundi e Sowetos në Afrikën e Jugut, ajo ka përshëndetur gratë e kësaj zone, duke thënë se me sakrificën e tyre dhe përpjekjet në luftën për të drejtat dhe liritë kanë mundur të ndryshojnë vendin.

“Ju mund të mposhtni HIV/AIDS, jo vetëm si sëmundje, por edhe si kauzë dhe mund ta çoni atë përpara me mesazhet tuaja”, deklaroi Obama, duke shtuar në fund ashtu si dhe i shoqi, “Yes we can”.

a.y/NOA

KOMENTE