Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votëbesohet qeveria e re e Jorgos Papandreut
English

Votëbesohet qeveria e re e Jorgos Papandreut

Athinë, 22 qershor 2011, NOA – Qeveria e re e kryeministrit grek Jorgos Papandreu, e formuar të premten e shkuar kaloi provën e votëbesimit në parlamentin grek duke marrë 155 vota pro nga deputetët e PASOK-ut dhe 143 vota kundër nga opozita.

Kryeministri socialist e kaloi provën e votëbesimit mesnatën e shkuar, ku në total morën pjesë në votim 298 nga 300 deputetët që përbëjnë Parlamentin grek.

Votëbesimi i qeverisë së Papandreut ndërkohë kur Greqia është zhytur në krizë të thellë financiare ka marrë edhe përshëndetjen e Presidentit të Komisionit Europian, Hose manuel Barroso, i cili e cilësoi votëbesimin e ekzekutivit të ri si një lajm të mirë për Greqinë dhe Unionin Europian.

mit/NOA

KOMENTE