English

Ndalohet adoleshenti, tentoi të vidhte makinën

Lezhë, 23 qershor, NOA – Një adoleshent nga qyteti i Lezhës është ndaluar nga policia, pasi ka tentuar të grabisë një makinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit dhe i riu i ndaluar është 16 vjeçari me inicialet, E. L, me banim ne lagjen “Skënderbeg” në Lezhë.

I riu ka tentuar të garbisë automjetin “Volsvagen Golf 3”, me targa TR 8297 I, në pronësi të qytetarit me iniciale F, U, me banim në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë.

Ndaj adoleshentit kanë nisur procedimi penal për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tenativë.

a.k/NOA

KOMENTE