English

SHBA, foto shokuese në paketat e cigareve

SHBA, 23 Qershor NOA - Në SHBA kanë dalë etiketa të reja për paketat e cigareve.

Përkrah sloganeve të famshme anti-duhan, shfaqen dhe imazhe të cilat paraqesin problemet që mund të shkaktojë duhanpirja.

Fotografitë kanë efektin e një grushtin stomak dhe nuk lënë pas të gjithë ata persona që preferojnë të tymosin.

Në paketë, faktikisht, shumë shpejt do të jenë të pranishme gropa në fyt e një duhanpirësi, një frymëmarrës artificial në portretin e një personi amerikan me vesin e duhanpirjes, krahasimi i tmerrshëm mes një mushkërie të shëndetshme dhe një tjetër të sëmurë e deri tek fotografia dramatike e një personi ë vdekur.

Imazhe tepër të forta që, në dëshirat e Food and Drug Administration, seksion i ministrisë së shëndetit në SHBA, kanë si objektiv të bindin amerikanët të heqin dorë nga cigarja.

r.b/NOA

KOMENTE